×
  • Sport
  • Sport

    Çekia assesi ta largojë Kosovën nga mendja e saj edhe në festën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 12:32

    Si duket çekët kanë filluar ta ndjejnë presionin e ndeshjes vendimtare kualifikuese kundër Kosovës.


    Kjo mund të dëshmohet më së miri me faktin se edhe në ditën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre, Jaroslav Silhavy, ata përmendin Kosovën, shkruan Reporteri.net

    “Jaroslav Silhavy feston ditëlindjen e tij sot. Trajnerit të ekipit kombëtar ne ia dëshirojmë çdo të mirë. Dhurata më e bukur që mund të marrë nga futbollistët është fitorja në ndeshjen ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh”, ka shkruar Federata çeke.

    Kosova i shkon Çekisë më 14 nëntor, në atë që parashikohet të jetë një finale e vërtetë për të dyja ekipet.

    ‘Dardanëve’ u duhet patjetër fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje për në Euro 2020.

    Momentalisht në grupin A, Çekia është në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova e cila mban vendin e tretë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!