Autoriteti Kosovar i Konkurrencës fiton betejën ligjore ndaj Postës
Autoriteti i Kosovar i Konkurencës ka fituar kontestin gjyqësor ndaj Postës së Kosovës.
Kjo e fundit e kishte paditur AKK-në për shkak të vendimit që kishte marr kundër Postës së Kosovës pasi kishte lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet qendrore dhe lokale, duke i vendosur konkurrentët tjerë në pozita të pafavorshme konkurruese, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë AKK-së duke hedhur poshtë padinë e Postës së Kosovës.
Aktgjykimin e ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.
“Sot, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës pranoj aktgjykimin nga gjykata e apelit, i cili aktgjykim vërteton si të ligjshëm Vendimin e AKK-së kundër Postës së Kosovës e cila kishte lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet qendrore dhe lokale, duke i vendosur konkurrentët tjerë në Pozita të pafavorshme konkurruese!” ka shkruar Prestreshi në profilin e tij në facebook ku edhe ka publikuar aktgjykimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.