Klubi madrilen po planifikon të përforcohet në krahun e djathtë të sulmit për sezonin e ardhshëm dhe ylli i Liverpoolit shihet si opsioni ideal për ta zëvendësuar Gareth Balen, që pritet të largohet nga Madridi
Real Madridi po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës së ardhshme.
“Los Blancos” i kanë bërë gati 130 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”.
Ylli egjiptian po e konsideron mundësinë e lëvizjes drejt “Santiago Bernabeut”, ndërsa “Los Blancos” janë në kërkim të zëvendësuesit të Gareth Bale, i cili pritet të largohet gjatë verës së ardhshme.
Salah i ka realizuar 5 gola në 10 ndeshje në Premierligë këtë sezon me Liverpoolin.
Viteve të fundit, Salah është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.