Ka filluar takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizje Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për të harmonizuar programet për qeverisjen e ardhshme të vendit.
Në këtë takim pritet të flitet për çështjet programore në arsim, shëndetësi dhe kulturë. Ky takim është i pestë mes këtyre grupeve punuese, dhe po mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në takim po marrin pjesë Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Xhavit Rexhaj nga LDK, ndërsa nga LVV, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Abërie Nagavci edhe Jusuf Ulaj.
Në takimin e fundit thanë se janë pajtuar në masë të madhe për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Ndryshe, pavarësisht takimeve, ka pasur edhe debate në distancë.
Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.