×
  • Lajme
  • Botë

    Hillary Clinton: Zuckerberg-u duhet ta paguajë çmimin për dëmtim të demokracisë

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 16:15

    Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se shefi i rrjetit social, Facebook, duhet të paguajë një çmim për atë që po ia bën demokracisë.


    Ajo hodhi dyshime për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta pas vendimit të rrjetit social për të mos i kontrolluar faktet e reklamave politike.

    Duke folur në një tubim në Nju Jork, të organizuar për skandalin “Cambridge Analytica”, kandidatja e zgjedhjeve të kaluara tha se zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe janë në rrezik dhe e kritikoi vendimin e Facebook-ut për t’i lejuar politikanët që të gënjejnë në spotet e tyre në këtë rrjet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Deklarata e saj vjen në kohën kur po qarkullojnë disa thashetheme se bashkëshortja e ish-presidentit Clinton mund të bëhet përsëri pjesë e garës për presidente të Shteteve të Bashkuara.

    Ajo tha se është e pashmangshme që të dhënat e rreme në Facebook do të kenë ndikim në zgjedhje, sepse, sipas saj, propaganda jep rezultate. Clinton shtoi se lajmi i rremë në Facebook, i publikuar në vitin 2016, se gjoja Papa Françesku e ka përkrahur Donald Trump-in në zgjedhje kishte ndikim të vërtetë.

    Clinton tha gjithashtu se në botë po zhvillohet një luftë kundër të vërtetës, ku manipulimi i të dhënave po u shërben interesave të njerëzve shumë të pasur, të cilët besojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!