Të shtunën menaxheri i Man City, Pep Guardiola, e quajti “simulues” sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.
Ndërsa sot, i pyetur nga gazetarët për komentet e kolegut të tij, menaxheri i “The Reds”, Jurgen Klopp tha se lojtari i tij nuk është simulues dhe se nuk është në disponim të flasë për City-n.
“Ai (Guardiola) nuk përmend emra, thotë vetë ‘ai’ dhe ‘ata’. Nuk e dëgjojë duke thënë Sadio. Nuk e di si ka mundur të flasë për incidentin kur loja ishte në të njëjtën kohë. Sadio nuk është simulues. Kishte një situatë ku ai e ndjeu kontaktin dhe u rrëzua. Ndoshta nuk ishte penalti, por kishte kontakt. Në situatë të njëjtë edhe City do të kërkonte penalti. Por, absolutisht nuk jam në disponim të flasë për Manchester City, jam këtu të flasë për Genkun ose për ne”, tha gjermani në konferencë për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Genk në Champions League.
Liverpooli e Manchester City përballen të dielën, 10 nëntor, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Ligë me “Të Kuqtë” që janë liderë me gjashtë pikë para Cityt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.