Policia në Athinë ka kapur 41 emigrantë të gjallë në pjesën e pasme të një kamioni transportues që përdoret për transportim të mallrave të ngrira.
Gjatë një kontrolle rutinore në autostradë policia ka hasur në emigrantët me ta kontrolluar frizin transportues, transmeton Klan Kosova.
Sistemi i ftohjes nuk ka qenë funksional dhe të gjithë burra dhe djem kanë qenë mirë më shëndet, ka njoftuar zyrtari policor, Theodors Hronpoulos.
Për shkak parandalimi një numër i vogël i tyre janë dërguar në spital, kurse të tjerët janë ndaluar në polici, bashkë me shoferin 40 vjeçar të automjetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.