Alarmon Fenerbahçe. Skuadra turke ka lëshuar një komunikatë të gjatë duke akuzuar se futbolli në Turqi është i zhytur dhe duhet të pastrohet nga koka deri te gishtat e këmbës.
Zyrtarët e gjigantit turk, kanë shpërthyer pas ndeshjes së fundit kundër Kayserispor, ku sipas tyre janë dëmtuar qëllimisht, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjera në komunikatë përmendet edhe rasti i Vedat Muriqit tek minuta e 12-të kur VAR-i nuk e merr në konsideratë për t’i dhënë penallti, ndonëse shumë analistë menduan se ishte.
“Ftojmë prokurorët dhe Federatën që të pastrojnë futbollin nga koka deri tek gishtat e këmbës. E kuptojmë që gabimi njerëzor mund të ndodhë në futboll, ndaj nesh ka pasur orkestrim nga lartë, sidomos në delegimin e gjyqtarëve” shkruhet ndër të tjera në reagim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.