Një moment i tensionuar nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara shihet një zyrtar policie, i cili dyshohet se po përpiqej të fshihej nga protestuesit, por që në fund zbulohet prej tyre.
Situata në Shqipëri paraqitet e tensionuar, ndërsa videoja ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe është shpërndarë gjerësisht.
Protesta e mbrëmshme në kryeqytetin shqiptar u shoqërua me tensione dhe incidente, ndërsa pamjet që po publikohen pas ngjarjes po nxjerrin në pah momente të ndryshme nga zhvillimet në terren.