Grupet Punuese të LDK-së dhe VV-së do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave.
Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që ka bërë të ditur se këtë javë do të ketë sërish mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit dhe po harmonizojnë programet me synimin për të ndërtuar qeverinë e re.
“Këtë javë do të takohemi në VV për politikat sociale dhe çështjet e mbetura dhe do të fillojmë me përgatitë ajo që quhet përfundim i bisedimeve për politikat sektoriale pasi po përmbyllim”, ka thënë Haziri në KTV, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se planifikohet takimi i liderëve, e përcaktojnë formatin e takimeve dhe nëse është e nevojshme shtoi ai mund të ketë takime të tjera të grupeve punuese.
Kujtojmë se dje VV dhe LDK mbajtën takimin e pestë mes tyre ku diskutuan për shëndetësinë dhe arsimin. /Reporteri.net/.