×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA: Haskuka po shkel ligjin, po bën punësime të jashtëligjshme në arsim

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 11:28

    NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren ka reaguar ndaj hapjes së konkursit nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren për mësimdhënës në vendet e lira për të cilat ka pasur një konkurs dhe në të cilin tashmë janë të pranuar në punë kandidatët, edhe pse sipas saj jashtëligjshëm janë munduar ta anaulonin për llogari elektorale.


    Kjo parti thotë se mosrespektimi i U.A 7/2017 neni 13, nga drejtoresha e DKA-së, e bën shkelëse të ligjit njësoj sa z.Haskuka, i cili në kundërshtim me Ligjin e arsimit parauniversitar 04/L-032, po mundohet ta anulojë konkursin e rregullt që është zhvilluar gjatë muajit gusht.

    NISMA thotë se është e papranueshme dhe tepër e dëmshme ku tashmë 3 muaj, nxënësit e Prizrenit humbin mijëra orë mësimi për të cilën shumë shpejt përgjegjësit e këtij kaosi në arsimin e Prizrenit do të përballen me ligjin, shkruan Reporteri.net.

    “Hapja e konkursit nga DKA-ja në Prizren, bie ndesh edhe me nenin 44 dhe 97 të Ligjit të procedurës së përgjithëshme administrative O5L-31 duke mos i respektuar të drejtat e kanditatëve që aplikojnë për punsim. Shkeljet janë edhe më të mëdha nga ana e DKA-së, në këtë rast mosrespektimi i Ligjit të punës 03/L-2012 si dhe mosrespektimi i vendimeve të organit që del nga Ligji i ispektoriatit 2009/9, organ i cili tashmë i’u ka dhënë të drejtë kanditatëve të cilët janë pranuar në konkursin e muajit gusht në marrëdhënie pune”, thuhet në reagim.

    NISMA më tej thotë se shkeljet e vazhdueshme ligjore të Qeverisë lokale në Prizren për interesa të punësimeve partiake siç ndodhi edhe para disa dite në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, tregon sipas saj se asgjë nuk ndryshon kjo qeveri nga qeveria e “Klanit PRONTO” që ka qenë për 10 vjet.

    NISMA inkurajon të punësuarit në konkursin e kaluar, të cilët kanë marrë përgjigje pozitive nga organet përgjegjëse sipas ligjit, për të gjitha këto padrejtësi që po u bëhen nga DKA-ja dhe Haskuka, t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!