Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 28 të lënduar.
Prej tyre 17 efektivë policie, 1 protestues (i mitur), 1 përfaqësuese e medias, 4 kalimtarë.
“Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë”.
“Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias”.
Në njoftim thuhet se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektiv policie dhe 3 protestues
“Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore”, thuhet në njoftim.