Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve në Tiranë, nis shoqërimi i tyre

Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar sërish, pasi protestuesit janë rigrumbulluar në zonën e Parkut Rinia dhe pranë bulevardit kryesor.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Reklamë

Gjatë ndërhyrjes, disa protestuese janë shtrirë në asfalt në përpjekje për të ndaluar autobotin e policisë, por zyrtarët policorë i kanë larguar për të hapur rrugën për mjetin.

Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve. Disa prej tyre kanë kundërshtuar shoqërimin, ndërsa protestues të tjerë kanë tentuar t’i largojnë nga duart e policëve.