Kourtney Kardashian ka rikthyer në vëmendje një nga konfliktet më të forta me motrën e saj, Kim Kardashian, që nisi pasi zbuloi martesën e saj të fshehtë në moshën 19-vjeçare.

Në episodin më të fundit të reality show-t The Kardashians, Kourtney tregoi se kishte kaluar katër javë pa komunikuar me Kimin, pasi kjo e fundit e kishte fajësuar se po i shkatërronte jetën.

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka nisi kur Kourtney mësoi nga miqtë për martesën e fshehtë të Kim dhe vendosi t’ia tregonte nënës së tyre, Kris Jenner. Ajo tha se kishte dëgjuar edhe vetë urime për martesën e së motrës dhe mendoi se nëna e tyre duhej ta dinte të vërtetën.

Reklamë

Kim reagoi ashpër ndaj këtij veprimi, duke i thënë Kourtneyt: “Po ma shkatërron jetën”.

Kim Kardashian dhe producenti muzikor Damon Thomas, i cili ishte 29 vjeç në atë kohë, u martuan në Las Vegas në vitin 2000. Martesa e tyre përfundoi ligjërisht në vitin 2004.

Pas kësaj lidhjeje, Kim u martua me basketbollistin Kris Humphries në vitin 2011, por çifti u nda pas vetëm 72 ditësh. Në vitin 2014, ajo kurorëzoi dashurinë me reperin Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, ndërsa në vitin 2021 kërkoi divorcin. Aktualisht, Kim është në një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Përplasjet mes dy motrave kanë qenë shpesh pjesë e vëmendjes mediatike. Në vitin 2018, Kim e cilësoi Kourtneyn si motrën “më pak interesante për t’u parë”, pas një debati lidhur me orarin e punës. Në vitin 2020, tensionet u përshkallëzuan edhe fizikisht para kamerave, pasi Kim e akuzoi motrën se nuk angazhohej aq shumë sa pjesa tjetër e familjes.