Një gazetar spanjoll u përball me një moment të frikshëm gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë nga bregdeti i Ondarroas, në rajonin bask të Spanjës, kur një valë e fuqishme e përfshiu atë dhe kameramanen që po e filmonte.

Gazetari Sergio Ovejero po raportonte për stuhinë dhe dallgët e mëdha që kishin përfshirë zonën, kur papritur një valë kapërceu murin mbrojtës të shëtitores dhe i goditi të dy, duke ndërprerë për disa çaste transmetimin televiziv.

Fuqia e ujit tronditi kamerën, ndërsa pamjet u mbuluan nga uji. Nga studioja, prezantuesi reagoi me shqetësim, duke shpresuar që gazetari dhe kameramanja të ishin mirë.

Reklamë

Ngjarja ndodhi më 22 tetor, gjatë një raportimi për televizionin bask ETB2, ndërsa gazetari po informonte për përkeqësimin e kushteve atmosferike dhe dallgët e fuqishme në bregdet.

Më vonë u konfirmua se Ovejero dhe kameramanja kishin shpëtuar pa lëndime serioze.