Edhe sonte ka eskaluar protesta në Tiranë mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë.

Për t’i shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Reklamë

Ndërhyrja e forcave të rendit ka ardhur pas përshkallëzimit të tensioneve në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestuesit ishin mbledhur në kuadër të tubimit.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur edhe shoqërimin e disa personave, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre.

Reklamë