Moti këtë javë në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Të hënën, në disa zona, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ndërsa të martën e të mërkurën do të paraqiten kushtet për mjegull në orët e para të ditës, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius”.
Njoftimi:
E HËNË, 26 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende parashihen riga shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 1–4°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 9–12°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–5 m/s.
E MARTË, 27 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës mundësi për mjegull.
🌡️ Temperaturat minimale: 0–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 11–14°C
💨 Era: Verilindore, 1–4 m/s.
E MËRKURË, 28 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës mundësi për mjegull.
🌡️ Temperaturat minimale: 0–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 10–13°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–3 m/s.
E ENJTE, 29 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 1–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 11–14°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–4 m/s.
E PREMTE, 30 TETOR 2026
☁️ Mot kryesisht i vranët.
🌡️ Temperaturat minimale: 1–4°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 11–15°C
💨 Era: Verilindore, 1–4 m/s.