×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Skandaloze: Si shitet lirshëm droga nëpër shkolla të Tiranës

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 22:00

    Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave.


    Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.

    Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën “Besnik Sykja”, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.

    Agjenti i emisionit ka komunikuar me nxënësit duke u kërkuar atyre se ku të gjente hashash. Ata i thonë se mjafton të ketë para dhe mund ta gjejë fare lehtë. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, njëri prej tyre i sjell një qese hashash. Kushton 500 Lekë të reja. I infiltruari i “Stop” porosit dy qese hashash, të cilët kushtojnë 1000 të reja.

    Qyetari- Hë mo! Po e dridhni, hë?!

    Nxënësi 1- E drodhëm një të gjatë, mos na kapi shteti, vetëm nji kshu.

    Qytetari- Pse?

    Nxënësi 1- Na doli ty përprara, na fiku ndjenjën.

    Qytetari- Ke ndonji për mua?

    Nxënësi 1- Jo, s’kena edhe kët e kena…

    Qytetari- Po ku të gjej noi një unë?

    Nxënësi 1- Nuk kam kshu, vetëm po të blesh, o shefo, nuk të jep njeri falas sot.

    Qytetari- Po hë re, ku të blesh, për nanjë festë, për nanjë gjë…

    Nxënësi 3- Po varet, kur e do ti?

    Qytetari– Nesër!

    Nxënësi 3- Nesër! Po pata fizkulturë unë, do të sjell unë.

    Nxënësi 2- Më rob shpie, do na fikin portollambën! Po ku o ai më, o zemra? O, Dm ku o xxx më

    Nxënësi 3- O, super fare, o zemra!

    Qytetari- Hej, të vij, nesër unë sa lekë bën një nga kto mo?

    Nxënësi 3– Një qese, 5 mijë lekë.

    Qytetari- 5 mijë lekë!

    Nxënësi 3- Po!

    Nxënësi 4- Ta sjell ky nesër 5 mijë lekë.

    Nxënësi 3- Nesër, ktu do jesh?

    Qytetari- Ça ore del nesër?

    Nxënësi 4 – Bëj i çik “Chill” (Qetësim) atje te klasa ti me ktë kapelen!

    Nxënësi 3- Në pushim!

    Qytetari- Në pushim të gjatë?

    Nxënësi 5- Jepi, hë mo, jepi shpejt!

    Qytetari- 5 mijë lekë bën, do marr 2 copë, të më japësh 10…

    Nxënësi 3- T’i them atyre çunave, t’i them të vijnë, se i kam çuna lagje.

    Nxënësi 4- Qilazi ma jep pak, ta provoj atë!

    Nxënësi 3- Provoje, ça bari është ai, e ça bari është ky!

    Nxënësi 5- Ma jep pak ta provoj unë!

    Qytetari- Vetëm të jetë i mirë, hë!

    Nxënësi 5 – Ai i lagjes!

    Nxënësi 2- Hej, më i mirë ai imi!

    Nxënësi 3- Hë, se kjo o super bar, s’o është i lagjes ky, tjetër!

    Nxënësi 2 – Ja i lëshoj pëllumbat ai, me rob shpie!

    TAKIMI I DYTË

    Qytetari- Ma solle?

    Nxënësi – Pooo!

    Qytetari- Hë shyqyr, si je ti?

    Nxënësi – Ça je tu bo?

    Qytetari- Hiç, hë mirë!

    Nxënësi – 2 copë deshe, hë?

    Qytetari- Hë 2, merre 10-tshen!

    Nxënësi – Ja ku i ke, 2 copë!

    Qytetari- Është i mirë ky?

    Nxënësi – Është super!

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi – Është super tritol. Po deshe, të bëjmë një tashi!

    Qytetari- Po.. Na ma dridh një, po bëma me cigare!

    Nxënësi – Ke rizla?

    Qytetari- Jo! S’ke ti me vete?

    Nxënësi – Jo jo! Ja, se ka ai shoku im.Vjen tashi.

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi – Ka ai shoku im them, vjen tashi.

    Qytetari- Mirë!

    Qytetari- Ti, ça klase je?

    Nxënësi – Unë?

    Qytetari- Eee…

    Nxënësi – Unë jam në vit të parë.

    Nxënësi – Keni rizla, mo zemra?

    Nxënësi 2- Jo, jo!

    Nxënësi 3- Ça do vlla?

    Qytetari- Na një rizla!

    Nxënësi – Hajt pra, na jep një rizla, se ty po të prisja!

    Nxënësi 3– Na!

    Nxënësi 2- Ta kqyr njëherë!

    Nxënësi 2- I ri është?

    Qytetari– S’paska kokrra!

    Nxënësi – Jo më, ça thu ti?!

    Nxënësi – Po shih, sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën?

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi – Po shih, sa pjalm!

    Qytetari- Unë kam vajtur në nja dy vende të tjera, s’kam gjetur!

    Nxënësi 2- Ku?

    Qytetari- Kshu nëpër shkolla kam qenë një- dy herë.

    Nxënësi 2- S’kam qenë unë!

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi 2- Kam unë mall të ri daku, as një muj s’ka, që është këput.

    Qytetari- Me sa? Edhe ti me 5 mijë lekë?

    Nxënësi 2- 5 mijë lekë!

    Nxënësi – 5 janë të gjithë!

    Qytetari- Të gjithë me 5 mijë lekë!

    Nxënësi 2- Boj 5-shen, hajde merre!

    Qytetari- Të marr në telefon unë, mo burrë!

    Nxënësi 2 – Edhe me 1.5 gramë brenda “full” (plot)

    Nxënësi – Ça ke më Strëpi, pse më bezdis në punë mu?

    Qytetari- Edhe ti ke marrë, mo?

    Nxënësi- Vështroje njëherë, me rob shpie!

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi 3- Është si ai i djeshmi.

    Nxënësi – Edhe ky është super bar, e di ça bari është ky më?! Më vdekshin robt është super fare!

    Qytetari- Hajde re, apo do ma japësh mua dhe ktë?!

    Nxënësi- Jo, jo! Ia dha botrorit ai ktë.

    Qytetari- Po gocat s’pinë ktu? Vetëm çunat pinë?

    Nxënësi- Ça?

    Qytetari- Gocat s’pinë ktu?

    Nxënësi – S’pinë, s’pinë.

    Nxënësi 2 – Gocat?

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi- Gocat pinë fshehtas.

    Nxënësi – O xxx, a do vish t’ma bësh një teke gati? Na, na, boje!

    Nxënësi 4- Kush e ka kët’ barin?

    Nxënësi – Una e kam kët’ barin!

    Qytetari- Po kshu festa, gjëra, organizoni ju?

    Nxënësi- Festa?

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi – “Ëeed shop” (Dyqan hashashi)

    Qytetari- Hë!

    Nxënësi – Ëeed shop!

    Qytetari- Hëë Ëeed shop e kini?…

    Nxënësi – Ishim te klasa.

    Qytetari- Pse e ke pi në mëngjes?

    Nxënësi- Poo, mora dhe një pako timen unë, që në mëngjes, fiks fare. Ja më, me ktë e pimë o…

    Qytetari– Po s’u dallojnë ato mësueset në klasë?

    Nxënësi – Zysha, unë sa erdha, ma bojshin ato gocat, paske pirë cigare, që në mëngjes, hë…

    Qytetari- Të dalluan?

    Nxënësi- Zyshat? Po jo, se s’bohemi kshu spatë, me rob shpie…

    Nxënësi- Na nona!

    Qytetari- Rrofsh, do të marr në telefon për çdo gjë!/tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!