×
  • Lajme
  • Botë

    Mbyllet kopshti, 100 familje njoftohen se fëmijët e tyre mund të jenë abuzuar seksualisht

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 8:04

    Prindërit të cilët i çonin fëmijët te një çerdhe në Britani, dëgjuan se një nga punonjësit ishte arrestuar për abuzim seksual ndaj një fëmije. Por ata u siguruan se kishte qenë rast i izoluar.


    Kopshti është mbyllur dy muaj pasi një prej fëmijëve u ankua te një i afërm dhe i tha se e kishin prekur në mënyrë abuzive.

    Hetimet vazhduan, por tani policia ka njoftuar 100 familje që fëmijët e tyre mund të kenë qenë pre e abuzimit, ndaj duhet të merren në pyetje, pasi deri tani janë verifikuar 12 raste, deri me fëmijë 2 vjeç.

    Prindërit janë zemëruar, pasi u ishte dhënë granci e plotë se kishte qenë një rast i izoluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!