Një televizion serb ka nisur buletinin e lajmeve me një kërkimfalje të pazakontë ndaj shikuesve, duke pranuar se për vite me radhë nuk e ka përmbushur siç duhet misionin e gazetarisë. Reagimi është shpërndarë në rrjetin social X nga gazetari francez Alex Taylor, në një kohë kur zhvillimet politike në Serbi kulmuan me humbjen e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit përballë Lëvizjes studentore.
Krahas videos ku prezentuesi u kërkon falje shikuesve, me fjalët; “Për vite me radhë, nuk arritëm ta përmbushnim detyrën tonë. Heshtëm, mbyllëm sytë, i raportuam ngjarjet në mënyrë të njëanshme dhe nuk i bëmë pyetjet e nevojshme. U detyrohemi shikuesve tanë një ndjesë.”
Gazetari francez ka shkruar: Kjo është vërtet diçka e veçantë! Një kanal televiziv serb e nisi buletinin e djeshëm duke u kërkuar ndjesë shikuesve.
This is quite something ! Serbian RTV channel starts yesterday’s bulletin by apologizing to viewers👇
“For years, we failed to fulfill our duty. We kept silent, turned a blind eye, reported events one-sidedly and failed to ask necessary questions. We owe our viewers an apology” https://t.co/gFozFssv0B
— Alex Taylor (@AlexTaylorNews) October 27, 2026
Ndërsa, deputetja britanike, Alicia Karns, e cila shumë herë ka ngritur zërin për mungesën e gazetarisë së pavarur në Serbi, e ka shpërndarë këtë postim dhe ka shkruar: “Kjo është e jashtëzakonshme dhe konfirmon të gjitha shqetësimet që shumë prej nesh i kanë ngritur vazhdimisht lidhur me liritë e medias në Serbi”.