Programi “Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit në TV Klan ka përcjellë ditën e sotme një histori të dhimbshme, shumë të rëndë dhe me një kalvar të gjatë vuajtjesh të një nëne 33-vjeçare.
Në studio, nëna e dy fëmijëve ka rrëfyer se vite më parë, ajo ishte viktimë e një përdhunimi, por nuk mbaron këtu sepse dhe e bija 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.
Ajo iku në moshë minorene nga Vlora dhe jetoi në Durrës. Dhe në vitin 2003 mbarë opinioni publik u shokua, kur 18-vjeçarja ra viktimë e një përdhunimi në bazën ushtarake të “Bisht Pallës”, nga 64 ushtarakët e Repartit Ushtarak Durrës.
Pas kësaj ngjarjeje ajo erdhi në Tiranë dhe në vitin 2006 ajo sjell në jetë një vajzë, fryt i një bashkëjetese që më pas përfundoi. Në pamundësi për ta mbajtur foshnjen, ajo e la në një qendër rezidenciale.
Vajza në moshën 6-vjeçare shkoi në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Nëna arriti të merrte kujdestarinë e të bijës në vitin 2019, kur vajza mbushi 12 vjeç. Por një tjetër dramë sapo nis, sepse vajza i rrëfen nënës se e kanë përdhunuar. Ngjarja u bë mediatike dhe çështja është ende nën hetim.
E ftuar në studio për të rrëfyer gjithçka që ka ndodhur përballë moderatores Milori, gruaja ka dashur të mbetet anonime dhe ka preferuar t’i thërrasin me emrin Xhoi./Klantv
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.