Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kërcënuar një grua me video-incizime pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është një grua me të cilën i dyshuari ishte në lidhje dashurie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me video incizime viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Reklamë

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./Reporteri.net/