×
  • Sport
  • Sport

    Portieri i Chelseat shënon autogolin më qesharak, shikoni si shënoi me kokë në portën e vet

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 10:20

    Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, e shënoi një autogol të çuditshëm që është bërë viral në rrjetet sociale, në ndeshjen e së martës kundër Ajaxit, që përfundoi me barazim 4-4 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.


    Portieri spanjoll ia “këputi” për një moment shpresat ekipit të tij kur shënoi autogol me kokë, pas një goditje fenomenale të bërë nga Hakim Ziyech i Ajaxit, shkruan Reporteri.net.

    Chelsea po humbiste 4-1, por në fund evitoi humbjen dhe barazoi me rezultat 4-4. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!