Lulzim Jashari, djali i komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari nuk është aq aktiv në paraqitjet publike.
Por së fundmi ai është parë bashkë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në një ndejë.
Një foto që ka siguruar Reporteri.net shihet se Liburn Aliu, Gani Krasniqi dhe Enver Dugolli janë zyrtarët që i ka bashkuar një ndejë me Lulzimin.
Duke qenë se VV tashmë është partia e parë në vend dhe do të udhëheq me qeverinë e re, shtrohet pyetja nëse ky takim ishte thjesht miqësor, apo ka gjasa që djali i Adem Jasharit të bashkohet me partinë e Kurtit?
Reporteri.net ka biseduar me Enver Dugollin dhe Gani Krasniqin, që ka qenë në ndejën në fjalë, i cili ka thënë se me djalin e Adem Jasharit ka shoqëri të vjetër.
“Unë Lulzim Jashari e kam mik edhe para se të anëtarësohem në Lëvizje, por edhe pasi jam antarësuar. Ne kemi miqësi shumë të mirë”, ka thënë shkurt Dugolli, duke mos dashur të flasë më shumë rreth ndejës.
I pyetur nëse kanë folur rreth mundësisë së djali i Adem Jasharit të bashkohet me VV-në, Dugolli ka thënë se nuk flasin për gjëra të tilla.
“Kush nuk e kish mirëpritur djalin e Adem Jasharit në parti. Unë rri shpesh me Lulin dhe kam shoqëri të mire, por nuk flasim për këto gjëra”, ka thënë Dugolli për Reporteri.net.
Edhe zyrtari tjetër i VV-së, Gani Krasniqi që ka qenë në këtë takim ka thënë për Reporteri.net se kanë shkuar për vizitë te familja e Afrim Zhitisë.
“Ne kemi qenë te familja e Afrim Zhitisë, për me i pa prind e tij. Unë edhe vet jam prind i dëshmorit dhe na lidh misioni i vlerës së luftës. Liburni është nip i kësaj familje”, ka thënë Gani Krasniqi. /Reporteri.net/.