×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer: Isha i qartë – Prishtina të heqë taksën, Beogradi të ndalë fushatën kundër njohjeve

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 12:51

    Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer  tha në një intervistë për televizionin RTV se Amerika nuk vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, e cila është e pakthyeshme, por normalizimin e marrëdhënieve që duhet të arrihen përmes dialogut dhe marrëveshjes.


    Duke folur për qëndrimin e tij në Prishtinë, Palmer tha se ai ishte i qartë edhe atje, dhe se heqja e taksës për mallrat nga Serbia, është një nga mënyrat për normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut, transmeton Reporteri.net.

    “Deri te marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse të dy palët i përafrojnë qëndrimet, por  ne nuk do t’i imponojmë askujt zgjidhje”, tha Palmer, duke shtuar se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj kundër pavarësisë së Kosovës, për çka u vendos edhe taksa.

    “Amerika dëshiron një atmosferë pozitive, e cila për momentin nuk ekziston dhe mund të arrihet vetëm nëse Beogradi pushon  aktivitet kundër shtetësisë dhe pavarësisë së  Kosovës dhe Prishtina heq taksën”, tha Palmer ndër të tjera./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!