Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara pranë Ministrisë së Arsimit, është shënuar një moment dakordësie mes studentëve protestues dhe deputetëve të Partisë Demokratike.
Deputetët demokratë kanë bërë një hap pas, duke u distancuar dhe duke u lënë hapësirë studentëve që të vijojnë protestën e tyre. Ndërkohë, në zonë mbetet i vendosur një kordon i fortë policor.
Drejtuesit dhe deputetët e PD-së vijojnë të qëndrojnë në Rrugën e Durrësit, por të distancuar nga grupi i studentëve dhe pjesa tjetër e protestuesve.
Situata vjen pas disa momenteve tensioni të regjistruara më herët gjatë tubimit, ndërsa forcat e Policisë vijojnë të monitorojnë protestën.