Gjatë një ndeshjeje gjysmëprofesionale të shtunën pasdite mes NK Jelengradit dhe Jasenovacit, disa pula kishin hyrë në fushën ku po zhvillohej ndeshja.
Kjo gjë e nervozoi futbollistin kroat, Ivan Gazdek, i cili vrau një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës gjatë ndeshjes, trupin e së cilës pastaj e gjuajti jashtë rrethojave të fushës.
Në videon e publikuar online shihet se si 23-vjeçari ishte zemëruar shumë me ato pula dhe i kishte ndjekur ato derisa e kishte zënë dhe e kishte shqelmuar njërën prej tyre, që mbeti pa jetë në fushë.
Për pas veprimit të bërë u ndëshkua me karton të kuq.
Por 23 vjeçari ka thënë se nuk e kishte qëllim ta mbyste pulën.
“Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Rezultati nuk ishte aspak i sigurtë në ato momente dhe ndeshja u desh të ndalet. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike. Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”, ka deklaruar Gazdek.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.