Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Fatmir Limajt se VV-ja do ta kallte Kosovën në rast se do t’i ndodhte fati i njëjtë si i tyre.
“Imagjinojeni që t’i kish ndodhë kjo Vetëvendosjes, ata e kishin kall Kosovë, ndërtesën e KQZ-së. Paramendojeni të ishin n’var për 60 vota fitorja e VV-së, çfarë do të kishte ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar dje në një emision televiziv.
Ndërsa, deputetja nga Peja reagoi përmes një shkrimi në Facebook duke dhënë shembullin e partisë “ORA”.
“Kryetari i NISMËS, dikur zyrtar i lartë i PDK-së, nuk e kishte pa të arsyeshme me reagu në situatën e ngjashme kur Partia Reformiste ”ORA” nuk e pat kaluar pragun. Sidomos nga fakti se për dallim nga tani, atëherë kishte pasur vjedhje “industriale” të votës e që dihet botërisht. Përkundrazi, sot, ai të paktën mundet me i falënderu aktivistët e VETËVENDOSJES! gardianët e votës që ishin më këmbëngulësit për të mbrojtur votën e të gjitha subjekteve politike pa dallim”, ka deklaruar ajo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.