Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, të cilët prej 20 ditësh po kërkojnë dorëheqjen e tij.

Si çdo mëngjes, edhe sot para godinës së Kryeministrisë është vendosur tryeza gjashtëkëndore prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”.

Megjithatë, studentët kanë refuzuar vazhdimisht ofertën e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës.

Reklamë