×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK dhe VV takohen nesër, diskutojnë për këto tema

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 14:16

    Përpjekjet për harmonizim të programit, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit do t’i vazhdojnë edhe nesër.


    Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka. Ai ka treguar se grupet punuese nga dy partitë do të takohen në orën 15:00.

    “Temat që do të diskutohen nesër janë, Energjetika, Kultura dhe Rinia”, ka thënë ai.

    Takimi do të mbahet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo është hera e gjashtë që takohen grupet punuese të dy partive. Vetëvendosje ka dalë partia e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe pritet që në bashkëqeverisje të futet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!