×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëhiqet kreu i AKI-së, Shpend Maxhuni

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 16:03

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Agjencisë Kosova të Intelegjencës.


    Hardinaj thotë se e falënderoi Maxhunin për punën e tij, por nuk ka treguar arsyet e dorëheqejs, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i Hardinajt:

    Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

    Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

    Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

    Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!