Janë dënuar me shtatë vite e gjashtë muaj burgim në Turqi dy nga gjashtë personat që vitin e kaluar ishin dëbuar dhunshëm nga Kosova.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.
Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Özkan nga akuza “spiunazh ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vite e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.
Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte ndarë lëndën për Osman Karakaya dhe Cihan Özkan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.