Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.
Siç njofton kumtesa, përveç takimit me komisionarin Hahn, ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zëvendës presidenti i Parlamentit Wieland, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller.
Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u prit nga sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.
Në këto takime, Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re.
Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Kosovën.
Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i pa përmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.