Shkodran Mustafi ka shënuar golin e vetëm për Arsenalin në ndeshjen kundër Guimaresit
Arsenali luajti baras 1-1 me Guimaresin në kuadër të Ligës së Evropës, me mbrojtësin shqiptar që ishte golashënues për londinezët, shkruan Reporteri.net
Pepe harkoi në mënyrë fantastike me Mustafin që u shkëput mjaft mirë në zonë për të shënuar një gol të bukur me kokë.
Por, mënyra e festimit me gjasë nuk do t’i pëlqejë tifozvë të Arsenalit. Ai reagoi ngjashëm sikur Xhaka kur u largua nga fusha, duke vendosur dorën tek veshi i tij.
Encerrado – UEFA Europa League:
Vitória SC 1-1 Arsenal.
⚽ Bruno Duarte
⚽ Shkodran Mustafipic.twitter.com/8fCOMsXhSv
— Curiosidades Premier League (@Curiosidades_PL) November 6, 2019
Ndryshe, Mustafi është njëri nga lojtarët që është kritikuar më së shumti edicionin e kaluar nga tifozët e Arsenalit, ndërsa në këtë sezon ai po ka pak hapësira në Premier Ligë, por po realizon paraqitje në ndeshje të Kupës dhe të Ligës së Evropës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.