×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shofer i Qeverisë me “Land Rover”, bllokon hyrjen e objektit

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 19:31

    Pushteti shpeshëherë në Kosovë e ka dëshmuar se qëndron mbi ligjin.


    Legjislacioni ndonëse i miratuar që të zbatohet njëjtë për të gjithë, në praktikë nuk po mundëson barabartësi të të gjithë qytetarëve para ligjit.

    Një shembull i tillë i abuzimit të pushtetit me ligjin është regjistruar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, rast i cili nuk do të ishte toleruar po të ishte bërë nga ndonjë qytetar i rëndomtë.

    Një shofer i Qeverisë së Kosovës me makinën “Land Rover”, me targa 3Z 004 04, ka bllokuar hyrjen e objektit të ndërtesës së banimit.

    Madje, sipas qytetarëve kjo shkelje është bërë recidiviste dhe ndodhë pothuajse çdo natë ku drejtuesi i këtij automjeti bën parking të paligjshëm duke bllokuar hyrjen dhe ngulfatur banorët.

    Lajmin e ka bërë të ditur faqja Vrojtuesit e Lagjes.
    “Sipas banoreve kjo veture zyrtare cdo nate e bllokon hymjen tek Oxford ne Kodren e Diellit”, thuhet në njoftimin i cili është postuar së bashku me fotografinë në rrjetin social facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!