×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen gjashtë shqiptar që ndërtuan fabrikë të drogës në Spanjë

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 19:54

    Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle në kuadër të një operacioni të koduar, të quajtur “Saksi”.


    Shqiptarët e arrestuar ishin anëtarë të një grupi kriminal që kishte mbjellë parcela me kanabis, në një ndërtesë të madhe industriale, e vendosur midis qytetit të Catral dhe rrethit Oriolana të Mudamiento.

    Ekzistenca e shumë ndërtesave të tjera industriale, e bëri të vështirë për hetuesit të gjejnë vendin ku kultivohej droga. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët ndiqnin masa ekstreme sigurie për të mos u vënë re. Hyrja brenda saj ndodhi më 22 tetor, ndërsa detajet u dhanë sot nga policia spanjolle.

    Brenda, u zbulua ferma prej rreth 3 mijë metrash katrorë, e ndarë në 7 dhoma të pajisura me pajisjet elektronike të nevojshme për kultivimin e marijuanës. Në ndërtesë, u gjetën 2719 bimë, 74 kg marijuanë, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje ajrimi, 19 filtra ajri, një gjenerator i madh elektrik, etj.

    Sa i përket kontrolleve të bëra në shtëpinë e drejtuesit të grupit kriminal, janë gjetur dy makina profesionale të paketimit me vakum, dhjetëra çanta të përgatitura për paketimin e drogës, dy peshore si dhe 1300 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!