Plator Gerdovci është zgjedhur shef i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gerdovci përmes një njoftimi në Facebook, ku ka falënderuar kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, si dhe kolegët asamblistë për besimin e dhënë.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jam zgjedhur Shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar Gerdovci.
Ai ka thënë se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim dhe vendosmëri, duke u zotuar për angazhim në funksion të zhvillimit të kryeqytetit.
“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim dhe vendosmëri, duke u angazhuar së bashku për një kryeqytet më të zhvilluar, më funksional dhe me më perspektivë për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka deklaruar Gerdovci.