Ylli i muzikës latine, Maluma, pritet të vijë në Prishtinë në kuadër të turneut të tij botëror për vitin 2027.

Këngëtari kolumbian ka publikuar në rrjetet sociale posterin zyrtar të turneut të ri, të titulluar “LOCO X VOLVER World Tour 2027”, ku në mesin e qyteteve të përzgjedhura figuron edhe kryeqyteti i Kosovës.

Në poster shfaqen disa qytete nga Amerika Latine, Evropa dhe Amerika e Veriut, ku artisti pritet të mbajë koncerte gjatë turneut të tij të ardhshëm.

Reklamë

Maluma e ka shoqëruar publikimin me mbishkrimin në gjuhën spanjolle: “¿Dónde nos tomamos el cafecito?”, që në shqip përkthehet: “Ku do ta pimë kafen së bashku?”, duke iu drejtuar fansave të tij në qytetet ku do të performojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Reklamë

Përfshirja e Prishtinës në këtë listë është një lajm i veçantë për fansat kosovarë të artistit, i cili është një nga emrat më të njohur të muzikës latine në skenën ndërkombëtare.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje konkrete për datën e koncertit në Prishtinë, lokacionin ku do të mbahet apo mënyrën e shitjes së biletave.

Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare me hite të shumta dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore.