Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur 264.40 euro në rrugën “Brigada 161” dhe menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor në këtë qytet.
Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 14:00, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, paratë i janë kthyer asaj.
“Qytetari A. Gashi nga Ferizaj ka gjetur një shumë prej 264.40 eurosh, të cilat menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se pronarja e parave, qytetarja me inicialet N.A., është kontaktuar dhe shuma i është kthyer me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për këtë veprim, duke e vlerësuar lart ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.
