×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një 15 vjeçar nga Gjakova, policia në kërkim

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 20:23

    Që nga mëngjesi i djeshëm 15 vjeçari nga Gjakova me emrin Ronaldinjo Sopjani është zhdukur.


    Sipas familjarëve të djaloshit, ai ka dalur dje në mëngjes më një shok i cili i përket komunitetit rom, dhe më nuk janë kthyer asnjëri prej tyre.

    “Ka dalë dje në mëngjes nga shtëpia më shokun e tij të së njëjtës moshë dhe më nuk janë kthyer, rastin e kemi lajmëruar në polici”, ka thënë vëllai i të zhdukurit.

    “Mosha është gabuar në përshkrimin e fotografisë pasi Ronaldinjo është 15 vjeçar”,ka thënë vëllai i tij.

    Sipas tij , Ronaldinjo nuk vijon mësimin pasi që nga klasa e 7-të ka ndërprerë shkollën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!