×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti i dhimbshëm kur punëtori në Obiliq humb jetën në mënyrë tragjike

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 21:23

    Një rast sa i rëndë aq edhe i dhimbshëm, ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Milloshevë të Obiliqit.


    Një punëtor rreth 60 vjeçar, me inicialet Rr. C., ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës, duke tronditur familjarët, kolegët dhe rrethin e tij, ka raportuar gjatë dy ditëve Gazeta Sinjali.

    Fatkeqësia ka ndodhur dje para orës 14:00, teksa punëtori po bënte përpjekje për ta hapur kapakun e cisternës së betonit duke e goditur atë me çekan.

    Për pasojë, kapaku është hapur me shpejtësi nga presioni i i madh i ajrit dhe e ka goditur punëtorin duke e hedhur në ajër.

    I ndjeri është dërguar në QKUK, por atje nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Për këtë rast tragjik, Policia e ka arrestuar përgjegjësin e kompanisë, i cili është dërguar në mbajtje.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i punëtorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Videoja më poshtë ku duket sesi punëtori në fjalë humbi jetën tragjikisht, është shumë sensitive dhe Gazeta Sinjali rekomandon se nuk preferohet të shikohet nga personat e ndjeshëm dhe ata nën moshën 18 vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!