Pas protestave para MASHT dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit ka marrë vendimin që sot të bojkotojë mësimin për shkak të mos përmbushjes së kërkesës që të ketë bursa studimi edhe për ta.
“Ne si Këshill Studentor i FE duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët tonë më meritor duke i anashkaluar nga bursa kemi vendosur që të drejtat e studentëve t’i mbrojmë me çdo kusht deri në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet e Fakultetit të Edukimit të programeve Bachelor dhe Master, studentët do të bojkotojnë mësimin duke filluar nga ora 10:00.
Ndërsa, Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve mban protestë për të të njëjtën arsye, për të kundërshtuar vendimin e MASHT-it për konkursin e bursave.
Protesta nis para Fakultetit të Arteve nga ora 10:30, për të vazhduar deri te Ministria e Arsimit.
Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë se bursat do të shpërndahen vetëm për kuadrot deficitare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.