Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka folur hapur për periudhën e vështirë që përjetoi gjatë sezonit të kaluar, duke pranuar se presioni dhe ngarkesa e futbollit e kishin ndikuar edhe në aspektin personal.

Në një intervistë për revistën britanike “Vogue”, anglezi zbuloi se kishte kaluar momente të vështira emocionalisht, përcjell “Gazeta Express”.

“Ndonjëherë sezonin e kaluar ndihesha sikur gjithçka po më konsumonte. Isha shumë i tensionuar dhe i stresuar. Fillova të flisja me dikë që më ndihmoi shumë për ta menaxhuar këtë situatë”, rrëfeu Bellingham.
Mesfushori foli edhe për rëndësinë e rikuperimit fizik, duke treguar se kalendari i ngjeshur ndikon shumë në jetën e tij.

Reklamë

Ai e pranoi se pas katër ndeshjeve brenda 14 ditësh, dëshira e vetme është të përfundojë procesin e rikuperimit dhe të pushojë.

Bellingham u ndal edhe te përgjegjësia që ka si figurë publike, duke thënë se dëshiron të jetë shembull pozitiv për gjeneratat e reja.

“Jashtë fushës dua të jem një zotëri”, deklaroi në fund 23-vjeçari.