Teresa Enke, bashkëshortja e ish-portierit gjerman Robert Enke, ka zbuluar detaje prekëse nga orët e fundit të jetës së tij, 17 vjet pas tragjedisë që tronditi futbollin botëror.

Në një rrëfim për podcastin e Robin Gosens, ajo tregoi se bashkëshorti i saj e kishte vizituar varrin e vajzës së tyre, Lara, para se t’i jepte fund jetës më 10 nëntor 2009.

Aty, në një zemër të vendosur pranë varrit, ai kishte shkruar: “Lara, babi po vjen”.

Reklamë

Lara kishte kishte vdekur  në vitin 2006, vetëm dyvjeçare, për shkak të një problemi në zemër.

Sipas Teresas, Roberti nuk arriti kurrë ta përballonte humbjen e vajzës, ndërsa vuante prej vitesh nga depresioni.