Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku bëri të ditur se NISMA e Fatmir Limajt nuk e kalon pragun, dhe kështu mbetet jashtë Kuvendit.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe një “goditje” për NISMA-n nga ish-ministri i saj Bajram Hasani.
Ai ka ironizuar keq me ish-partinë e tij duke thënë pse kryetarja e KQZ-së kur i shpalli rezultatete nuk e përmendi Nismën Socialdemokrate.
“Pse more Valdete Daka kur i shpalli rezultatet se permendi NISMA-në hiq ?? ?”, ka shkruar Hasani.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marr 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.