×
  • Lajme
  • Lajme

    Janë 20 ditë afat për shefin e ri të AKI-së, Haradinaj tregon nëse ka ndonjë emër

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 13:06

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për dorëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni.


    Ai ka thënë se arsyeja pse ka dhënë dorëheqje Maxhuni është shëndetësore.

    Haradinaj është pyetur nga gazetarët se kush mund të jetë pasues i Maxhunit por nuk ka dhënë një emër.

    “Nuk kam emër dhe më duhet me shqyrtuar si duhet me u sill”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Kjo përgjigje e Haradinajt se duhet “me pyet si me u sill”, tregon se ai si kryeministër në detyrë nuk ka të drejtë të emëroi kryespiunin e ri.

    Kujtojmë se ligji për AKI-në thotë se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!