Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 2026.

Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore mujore për transportin ajror, hekurudhor dhe telekomunikimin.

Transporti Ajror – Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

Reklamë

Në muajin shtator 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 2 548, ose 6,5 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve në total ishte 393 360, ose 4,9 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shtator 2025).

Transporti Hekurudhor

Në muajin shtator 2026 numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 167, ose (-12,8 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, mallra të transportuara përmes transportit hekurudhor nuk kishte në këtë muaj.

Telefonia Fikse

Reklamë

Në muajin shtator 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 72 905, me një rritje prej 7,1 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 722 676, me një rënie prej (- 12,2 %) , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Telefonia Mobile

Në muajin shtator 2026 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 646 103, ose (-2.19 %) më pak sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 325 120, ose 1,18 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.