Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, gjatë replikës në interpelancën e sotme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i tha atij se e ka personale me mjekët specialistë meqë vetë Vitia s’e ka kryer specializimin qe 20 vjet.

“Me mjekët në specializim dhe me mjekë specialistë ti e ke personale. Meqë po do me ofendu. Ti je mjeku i përjetshëm që je në specializim. Je i vetmi njeri që je qe 20 vjet në specializim. E ke personale me ta se i xhelozon gjeneratat e reja. E ke ndërvetëdije. Je i vetmi mjek në Republikën e Kosovës, mantelbardhë që s’e ke vesh në pandemi në Kosovë”, i tha Zemaj atij.

Vitia këtu nuk replikoi.

Reklamë