×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj jep edhe një datë për vizat: Liberalizimi mund të vijë në ditët e para të Qeverisë së re

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 14:08

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur statistikat e Qeverisë së tij përgjatë vitit 2017-2019.


    Haradinaj ndër tjerash tregoi se si po shkon procesi i liberalizimit të vizave dhe ku ka ngecur ky proces.

    ”Liberalizimi i vizave është vonuar shumë, jemi të pakënaqur për faktin që është vonuar kaq shumë. Megjithatë procesi është në finale të veten, në ditët e para të Qeverisë së re mund të ndodh liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka thënë se hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë.

    “Pra një pjesë e punës mund të ndodh edhe tani në fund të nëntorit. Presim zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin. Hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë por jo me muaj, po presim seriozisht që të ndodh. Kemi merita që i kemi përmbyll krejt kriteret por kemi edhe faj që ende nuk e kemi liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!