Heung-Min Son ia theu këmbën Andre Gomesit të dielën në ndeshjen Everton-Tottenham që përfundoi 1-1
Sulmuesi korean ndjen keqardhje për lëndimin që ia shkaktoi futbollistit portugez, dhe ka treguar se ka dërguar një mesazh në drejtim të yllit të Evertonit, shkruan Reporteri.net
Son ia ka dërguar këtë mesazh Gomesit para ndeshjes me Crvena Zvezdën, të cilën Tottenhami e fitoi mbrëmë me rezultat 4-0 midis Beogradit.
“Përpara se të niseshim për në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ia shkruajta një mesazh atij: ‘Të uroj më të mirat. Më vjen jashtëzakonisht shumë keq per ty, për familjen tënde dhe për shokët e skuadrës’. Gomes më ktheu përgjigje dhe më ta që nuk kishte shumë dëshirë të fliste për atë që ndodhi,” përfundoi Son.
Ndryshe, Son shënoi dy gola ndaj Zvezdës dhe të parin e festoi duke i kërkuar falje Gomesit. /Reporteri.net/
On Sunday, Heung-min Son left the field in tears after seriously injuring Everton’s Andre Gomes.
When Son scored today, his celebration was respectful ? @brfootball pic.twitter.com/5ZsKhybzM9
— Bleacher Report (@BleacherReport) November 6, 2019